



Teknologjia Samsung Micro RGB përdor ndriçimin e parë në botë me dritë prapa LED të kuqe, jeshile dhe blu me madhësi mikro për të ofruar spektrin më të gjerë të ngjyrave të televizorëve Samsung. Çdo skenë shpërthen me thellësi dhe qartësi, duke i kthyer shfaqjet, filmat dhe ndeshjet që ju pëlqejnë në diçka vërtet të jashtëzakonshme.


LED-et e kuqe, jeshile dhe blu të Samsung janë më të vegjlit nga çdo televizor LED i disponueshëm në treg dhe janë të parët që kanë një diametër më të vogël se 100 mikrometra. Deklarata është verifikuar që nga gushti 2025.
Pse të kënaqesh me të mirën kur mund të shohësh shkëlqyeshëm? Motori Micro RGB AI mendon me ngjyra, duke përdorur precizionin e IA-së për të përsosur çdo ton. Krijon një imazh aq të gjallë, sa është sikur të kalosh nëpër ekran.


Rritja e shkallës mund të mos zbatohet për Lidhjen me PC dhe Modalitetin e Lojës.


Përjetoni ngjyra kaq të sakta, saqë ju tërheqin vëmendjen. Micro RGB është i çertifikuar për saktësi të jashtëzakonshme ngjyrash, duke arritur 100% Vëllim Ngjyrash të standardit BT.2020. Çdo nuancë merr jetë me saktësi dhe thellësi mahnitëse që i bën shfaqjet tuaja të preferuara të ndihen pothuajse reale.


I çertifikuar 100% Vëllim Ngjyre sipas standardeve BT2020 nga VDE.




Zbuloni detajet që televizorët e zakonshëm nuk i shohin. Me kontrast mahnitës dhe ngjyra të pasura, çdo kuadër shpërthen me thellësi dhe detaje marramendëse. Përjetoni kontrast kaq të mprehtë dhe ngjyra kaq të gjalla, sa ekrani dhe realiteti juaj përzihen në një.

